Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka thënë se dikush brenda Vetëvendosjes po e shantazhon deputeten Mimoza Kusari-Lila.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka thënë se Kusari-Lila po deklarohet për zgjedhje të reja, edhe pse ajo duhet të jetë e preokupuar me gjykatën, pasi i është ngritur aktakuzë.
“Kujt po i shet moral politik Mimozë? Dje ishte në interes dialogu, ndërsa sot jo. Kush po të “shantazhon” sot? Albulena, Xhelali apo dikush tjetër”, thuhet mes tjerash në postimin e Haxhiut.
Postimi i plotë:
Nuk është se Mimoza i dëshiron zgjedhjet të cilat siç thotë ajo; me shumë gjasë do të mbahen gjatë kësaj vere, sepse mbase mund të jetë e preokupuar me Gjykatë si rezultat i aktakuzës së ngritur ditëve të fundit për keqpërdorim të pozitës zyrtare, porse ajo gjithmonë flet shumë e nuk thotë asgjë, e në rastin konkret për apetite të dikujt tjetër. Mimozë, dikur e dëshiroje me ngulm dialogun, sepse doje vet të ishte pjesë e tij, ndërsa sot mendon ndryshe kur thua se edhe po të kemi marrëveshje me Serbinë, ajo nuk ndihmon në zgjidhjen e problemeve që kemi. Tash e keni mësuar këtë ? Çështja është se ju sot iu ka ënda të flisni gjëra që në fakt do t’i pëlqenin Albinit (ndonëse nuk ju paracaktoi në ekipin e tij negociator me Serbinë). Kujt po i shet moral politik Mimozë? Dje ishte në interes dialogu, ndërsa sot jo. Kush po të “shantazhon” sot? Albulena, Xhelali apo dikush tjetër…