Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari ka shkruar se për herë të parë në historinë e Kosovës, në kabinet qeveritar janë 30% gra.
Kusari ka shkruar se ky është një fakt i bukur e që duhet theksuar.
“Përderisa po prezantohen emrat e kabinetit Qeverisë Kurti, një FAKT i bukur për të gjithë për t’u theksuar, hera e parë në historinë e Kosovës në kabinetin qeveritar janë pesë gra të zonja që së paku e bëjnë 30% të kabinetit Qeveritar. Bravo e madhe”, ka shkruar Kusari.