Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në mëngjesin e sotëm ka udhëtuar me autobusë nga Gjakova në Prishtinë së bashku me djalin e saj, shkruan Ekonomia Online.
Kusari-Lila ka njoftuar se gjatë muajve të fundit ka udhëtuar shpesh herë në këtë linjë, siç shkruan ajo për t’iu larguar tollovisë në komunikacion.
Mes tjerash, Kusari-Lila ka kërkuar nga qytetarët që ta shfrytëzojnë transportin publik për ta ruajtur mjedisin.
Postimi i plotë në Facebook:
Në muajt e fundit disa herë kam udhëtuar në linjën e autobusit Gjakovë – Prishtinë dhe anasjelltas.
Përveq saktësisë së nisjes, komoditetit në udhëtim, çdo udhëtar gjen kohën për lexim, pushim dhe nuk e ka ngarkesën e vozitjes apo tollovisë në trafik.
Sot me Edonin në linjën e #KushtrimiNM u nisëm për Prishtinë nga Gjakova.
Oraret e rregullta të nisjes dhe kohën e arritjes i gjeni në @gjirafa
Udhëtoni dhe shfrytëzoni transportin publik, rekomandoni ndryshimet që mendoni se duhet të bëhen, ruajeni mjedisin dhe shpërbleni veten me kohën e dhuruar gjatë udhëtimit.