Mimoza: Pacolli ma ofroi postin e kryetares në parti

Prishtinë | 02 Nën 2016 | 21:48 | Nga

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për të kaluarën e saj politike në Aleancën Kosova e Re, dhe për largimin e saj nga kjo parti.

Në emisionin “Komiteti” që drejtohet nga Berat Buzhala, Kusari-Lila ka thënë se largimi nga AKR[ja ka ardhur për shkak të pamundësisë së kësaj partie për ta kaluar pragun zgjedhor, dhe për shkak të mosmarrëveshjeve me këshillin drejtues të kësaj partie.

Kryetarja e Gjakovës ka treguar se për ta bindur për të qëndruar në partinë e tij, shefi i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka ofruar pozitën e udhëheqëses së AKR-së, por që pas mbledhjeve të mbajtura nga këshilli drejtues, pa praninë e saj, ai ka ndryshuar qëndrim.

Sipas saj, gjatë tentimit të AKR’së për t’u ristrukturuar, kjo parti ka vepruar njëjtë, dhe kjo nuk mund t’i sillte rezultate ndryshe.

Kryetarja e Gjakovës në emisionin “Komiteti”, prodhim i Gazetës Express që shfaqet në RTV Dukagjini, ka thënë se nuk është penduar që ka qenë pjesë e kësaj partie, por se koha e qëndrimit të saj në AKR kishte skaduar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme