Minatorët e “Trepçës” sërish mbesin pa paga

Prishtinë | 14 Jan 2021 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Problemi me paga të punëtorëve të kombinatit metalurgjik “Trepça” është duke vazhduar edhe më tutje. Ndonëse kanë kaluar 14 ditë qysh nga koha kur ata është dashur që t’i marrin pagat për muajin dhjetor, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, Gani Osmani. Ai tha se tani punëtorët e kanë bërë një marrëveshje me drejtorin e përgjithshëm të kombinatit “Trepça”, që të presin më së largu deri më 20 janar për pagat e tyre.

“Ne kemi mbetur pa i marr ende pagat e muajit dhjetor. Punëtorët me drejtorin e ri të Trepçës, Nexhat Dedia kanë bërë marrëveshje që të presin për paga deri më 19 ose me 20 janar varësisht se kur do të shitet një koncentrat i xeheve dhe të nxirren para. Aktualisht ne jemi duke punuar me mjete tona dhe pa paga nga Trepça e as nga Qeveria. Jemi në gjendje të vështirë por po presim deri më atë datë”, ka thënë ai për Express.

Më tutje ai theksoi se arsyeja pse ata kanë mbetur pa paga është vonesa në bluarjen e koncentrateve të xeheve që janë nxjerr nga miniera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme