Ming-Chi Kuo: Apple do t’i shesë 80-85 milionë iPhone me 5G

Prishtinë | 18 Jan 2020 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Ming-Chi Kuo, analist i besueshëm i ekosistemit Apple, e ka publikuar një raport i cili parashikon që Apple do t’i prezantojë katër modele iPhone me mbështetje për 5G, si dhe do ta shesë një numër të madh të këtyre pajisjeve, raporton MacRumors.

Më herët u shfaqën informacione që Apple së pari do t’i publikojë modelet sub-6GHz dhe se do t’i shtyjë telefonat mmWave për vitin 2021. Kuo i hedh poshtë këto pretendime dhe thekson se dy versione të telefonit do të dalin në të njëjtën kohë, gjatë shtatorit të këtij viti. Telefonat do të lansohen në pesë tregje: Korenë e Jugut, Japoni, Britani të Madhe, SHBA dhe Kanada.

Disa provajderë do t’i kenë vetëm telefonat që e mbështesin sub-6GHz (ky standard është më i ngadalshëm se mmWave, por ka mbulueshmëri më të mirë), shkruan KOHA Ditore. Gjithashtu, duket se modelet më të lira të iPhone nuk do ta kenë opsionin mmWave.

Image

Vendet me mbulueshmëri të madhe 5G, ose pa të, do t’i marrin telefonat me 5G të pamundësuar, për t’i ulur kostot e prodhimit, thotë Kuo. Kjo do të thotë që 5G do të implementohet harduerikisht dhe nuk do të mund të përfshihet përmes implementimit softuerik.

Ming-Chi Kuo parashikon që Apple do t’i shesë midis 80 dhe 85 milionë iPhone me përkrahje 5G, dhe kjo bazohet në implementimin e sipërpërmendur të rrjetit të gjeneratës së ardhshme, si dhe në dizajnin e ripunuar të pajisjeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme