“Mini-Schengen”, Kosova trajtohet si e barabartë me shtetet e Ballkanit

Prishtinë | 26 Tet 2019 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Iniciativa e ashtuquajtur, “Mini Schengen”, është në përputhje me obligimet dhe ambiciet e vendeve të Ballkanit drejt BE-së.

Ky është konstatimi i Institutit EPIK që thotë të ketë përcjellë të gjitha zhvillimet e fundit karshi kësaj nisme

‘Instituti EPIK ka përcjellë zhvillimet e fundit përkitazi me iniciativën e ashtuquajtur ‘Mini-Schengen’.

Duke marrë për bazë deklaratën e përbashkët të tre krerëve të shteteve që u mblodhën më 9 tetor 2019 në Novi Sad të Serbisë –Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Presidentittë Serbisë,  AleksandarVučić, dhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut,. Zoran Zaev – mund të konstatojmë se iniciativa është në përputhje me obligimet dhe ambiciet e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, deklarata merr për bazë obligimet e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së:

  1. Marrëveshjet e Stabilizim-Asociimit të gjashtë vendeve respektive;
  2. Planin Shumëvjeçar të Veprimit për krijimin e Zonës Ekonomike Rajonale, të lansuar në Samitin e Triestes, si pjesë e Procesit të Berlinit;
  3. Marrëveshjen CEFTA;
  4. Komunikatën e Komisionit Evropian “Një perspektivë e besueshme e zgjerimit për një angazhim të shtuar të BE-së me Ballkanin Perëndimor”.

Deklarata me të drejtë njeh këto sfidat e Ballkanit Perëndimor:

  • Bruto-Produkti Vendor (BPV) i BE-së, me çmimet e tregut, është 100 herë më i madh se i gjashtë vendeve të Ballkanit;
  • Niveli mesatar i papunësisë në BE është pothuajse 3 herë më i ulët se në gjashtë vendete Ballkanit;
  • Kamionët humbasin afërsisht 26 milionë orë në vit në pikëkalimet kufitare brenda Ballkanit. Vonesat në kufi janë 5 herë më të gjata se në BE (Banka Botërore).

Në këtë drejtim, deklarata synon të arrijë:

  • Krijimin e tregut të përbashkët prej 20 milionë qytetarëve;
  • Eliminimin e kontrolleve kufitare dhe pengesave të tjera të lëvizjes së lirë jo më vonë se në vitin 2021;
  • Lëvizjen e lirë tëqytetarëve të Ballkanit në rajon me kartë identiteti;
  • Tëdrejtën e punësimit të qytetarëve kudo në rajon;
  • Njohjen e ndërsjellë tëdiplomave në gjithë rajonin;
  • Ngritjen e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe ndihma në rastet e katastrofave natyrore.

Gjithashtu duhet nënvizuar faktin që deklarata trajton Kosovën në nivel të barabartë, sikur të gjitha vendet e tjera të rajonit.

Në fund, ne bëjmë një thirrje dhe e shfaqim një skepticizëm:

  1. Duke vlerësuar iniciativën e ndërmarrë nga tre liderë të rajonit, bëjmë thirrje që lansimi i ideve rajonale të bëhet çdo herë në frymë të gjithëpërfshirjes së të gjitha vendeve të rajonit, duke evituar kështu ndarjen e vendeve të Ballkanit në mes vendeve që lansojnëiniciativa të bashkëpunimit rajonal dhe atyre që u bashkohen atyre – gjithnjë duke nënvizuar vullnetin e plotë të deklaruar të tëgjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor për bashkëpunim sa më të afërt me qëllim të forcimit të paqes, barazisë, shtetit  së së drejtës dhe prosperitetit për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm.
  • Shprehim shqetësimin për mungesën e vullnetit të sinqertë politik për të adresuar sfidat e identifikuara nga liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili është lansuar tanimë qe pesë vite. Në këtë drejtim, shfaqim skepticizmin tonë për nisjen e një procesi të ri, jashtë procesit të Berlinit, por me synimet e njëjta. Në këtë drejtim, nuk kemi arritur të kuptojmë se si një iniciativë e re politike, por me pjesëmarrje më të kufizuar politike se procesi i Berlinit, do të arrij rezultate më të mira.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme