Kompania britanike e mbrojtjes “BAE Systems” ka publikuar imazhe të mini-tankeve që mund të revolucionarizojnë luftën në të ardhmen.
Koncepti i ri, i koduar me emrin “Ironclad” është parashikuar që të bashkëpunojë në të ardhmen së bashku me mjetet e tjera tokësore, por edhe ajrore të telekomanduara, në mbështetje të trupave ushtarake në fushën e betejës.
Këto pajisje mund të përdoren për zbulime, të evakuojnë trupat ushtarake, si dhe të veprojnë si një njësi për asgjësimin e bombave, shkruan Top Channel.
Kompania britanike synon që në një të ardhme të afërt këto pajisje të jetë plotësisht autonome, duke vepruar pa u kontrolluar nga njerëzit. Aktualisht, këto modele janë të afta të veprojnë në një rreze deri në 1 kilometër.
Pajisjet do të paraqiten këtë javë në konferencën Ndërkombëtare të Mbrojtjes dhe Sigurisë.