Ministër, leje propagandën e filloje punën!

Prishtinë | 17 Sht 2023 | 20:26 | Nga Arben Mustafa

Ministri i Financave sot qenka i shqetësuar për tri ligje që janë në Gjykatën Kushtetuese, gjegjësisht:

  • Për ligjin mbi tatimin në pronë, me të cilin ua ka dyfishuar faturën e tatimit në pronë qytetarëve të Kosovës e pastaj është munduar që këtë veprim ta kamuflojë me mundësinë e faljes së 100 eurove nga buxhetet e komunave.
  • Për ligjin e çmimeve tavan, përmes të cilit po mundohen t’i hedhin “hi në sy” qytetarëve se kinse po bëjnë diçka për ta kontrolluar rritjen e çmimeve, por që edhe vetë e dinë se kjo nuk çon askund.
  • Për ligjin për pagën minimale, me të cilin në mënyrën më të paskrupullt i kanë përjashtuar nga rritja veteranët e UÇK-së në këtë kohë të vështirë të rritjes së madhe të çmimeve.

Pra, këto janë çështjet të cilat po e preokupojnë Ministrin e Financave!

Në anën tjetër, Ministri nuk po duket aspak i shqetësuar për

  • rritjen ekonomike prej vetëm 2% – më të ultën në dhjetë vite,
  • rënien e eksporteve me mbi 10%,
  • rënien e investimeve private me rreth 6%, dhe
  • mungesën e çfarëdo plani për dalje nga kjo zymtësi që e ka kapluar ekonominë dhe vendin në përgjithësi.

Ministër, leje propagandën e filloje punën!

Të ngjashme