Ministrat Sveçla e Krasniqi vizitojnë familjet që iu ndërtuan shtëpi në veri

Prishtinë | 22 Gus 2024 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ai i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë njoftuar se sot kanë qenë mysafirë në familjet të cilave iu ndërtuan shtëpitë në veri të vendit.

“Në shtëpinë e re të familjes Aliu në fshatin Cerajë u pritëm për drekë së bashku me ministrin Sveçla për të vazhduar tutje për kafe te familja Mehmeti në Kodrën e Minatorëve po ashtu në shtëpinë e re”, ka shkruar ministri Krasniqi, i cili tha se këto dy familje dhe të tejra janë bërë me shtëpi të reja pas 25 vitesh “vuajtjesh e rezistencë për të mos lëshuar pronën e tyre nga presionet e shumta të grupeve kriminale me dirigjim nga Beogradi”.

“Nuk mund të jemi ndryshe veçse të lumtur e inkurajuar kur shohim familjet të cilat tashmë kanë hyrë në shtëpitë e reja të ndërtuara nga Qeveria në komunat veriore”.

Ai tha se bashkë me ministrin Sveçla kaluan ditën në Leposaviq dhe Mitrovicë Veriore.

“Janë 6 shtëpi nga thirrja e parë, 21 nga thirrja e dytë dhe 11 nga MMPHI, të cilat janë ndërtuar për familjet përfituese të cilat nuk kanë pasur mundësi të banojnë në pronat e tyre. Ndërkohë, janë mbi 200 shtëpi të tjera të cilat do të fillojnë të ndërtohen nga 1 shtatori, së bashku me Shoqatën ‘Jetimat e Ballkanit’, për familjet të cilat më në fund po realizojnë ëndrrën e tyre për të jetuar në pronat e veta. Banimi i sigurt është e drejtë e cila po realizohet për banorët e këtyre komunave përmes programeve të Qeverisë për ndërtimin e shtëpive”, shkroi Kransiqi.

Ndërkaq, Sveçla shpërndau postimin e Krasniqit në Facebook, duke shtuar: “Nuk mund të jemi ndryshe veçse të lumtur e inkurajuar kur shohim familjet të cilat tashmë kanë hyrë në shtëpitë e reja të ndërtuara nga Qeveria në komunat veriore”.

Të ngjashme