“Ministre e sanksionuar nga ShBA-ja” – përplasen Haxhiu dhe Tahiri

Prishtinë | 10 Nën 2022 | 11:42 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri u përplasën në seancën e sotme të Kuvendit. Haxhiu tha se Tahiri po shpifte, ndërsa ky i fundit tha se ministren e ka sanksionuar Amerika.

“Sa herë ka pasë një kërkesë nga Beogradi, pra nga Vuçiqi, asnjëherë jo s’i keni thënë; gjithmonë i keni thënë po. Dhe pasojat e qeverisjeve tuaja po i ndiejmë ne sot”, tha Haxhiu në fjalën e saj, duke goditur opozitën.

Ajo tha se Tahiri po shpifë, pasi shefi i deputetëve të PDK-së tha se Mitrovica e Veriut ka mbetur pa prokurorë e gjyqtarë.

“Ju edhe po i keqinformoni qytetarët por edhe po i inkurajoni dhunuesit. Sepse një dhunues kur të sheh ty që s’ka prokurorë dhe gjyqtarë, natyrisht se e bën një vepër penale, se thotë ‘shefi i grupit parlamentar që s’ka prokurorë dhe gjyqtarë’. I nderuar Z. Tahiri, a je në gjendje me dhënë dorëheqje nëse ajo çka ke thënë ti është e pavërtetë. Tash jam e gatshme bashkë me ty edhe me Arbenin me shku në Prokurori në Mitrovicë dhe në Gjykatë në Mitrovicë. Aty janë prokurorët dhe gjyqtarët. Prandaj mos shpifni; prandaj mos manipuloni”, tha Haxhiu.

Në replikë, Tahiri tha se ministren Haxhiu e ka sanksionuar SHBA-ja.

“E nderuar ministre e sanksionuar e SHBA-ve… Nuk e di a ka gjë më të padinjitetshme në vend sesa me u sanksionu nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prandaj ne po të shohim që përnjëmend e ke njëfarë sikleti të madh, një telashe të madhe, nuk po të zë vendi vend. Flet kur flasim ne, reagon, del akuzon”, tha Tahiri.

Të ngjashme