Takimi i parë “historik” i shefeve të diplomacive të 14 vendeve të botës ka përfunduar mbrëmë në Montreal, Kanada, me premtimin se “se do të përkrahet perspektiva e gruas” në politikën ndërkombëtare”, transmeton Koha.net.
“Takimi ka qenë një rast historik që gratë ministre të Punëve të Jashtme të flasin për perspektivën e gruas në zgjidhjen e çështjeve ndërkombëtare”, ka deklaruar shefja e diplomacisë kanadeze Chrystia Freeland.
Shefja diplomacisë evropiane Federica Mogherini ka deklaruar se në takim nuk është folur për çështjen e gruas, por për situatat e përditshme me të cilat gratë ndeshen nga Siria e Ukraina deri te Nikaragua, njoftojnë agjencitë .
Mogherini ka thënë se në takim kanë qenë ministret e jashtme të 14 vendeve të botës, përkatësisht gjysma e vendeve që në krye të diplomacisë kanë gratë.
Pos Federica Mogherinit dhe Chrystia Freelandit në takim kanë qenë shefet e diplomacive të Afrikës Jugore, , Andorës, Bullgarisë, Kostarikës, Kroacisë, Ganës, Guatemalës, Indonezisë, Kenias, Namibisë, Norvegjisë , Panamas, Lucias së Shenjtë dhe te Suedisë.