Ministri Agim Veliu nënshkruan të hënën marrëveshje bashkëpunimi me EUROPOL

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Brendshme dhe EUROPOL-i do tënënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshja do të nënshkruhet nga Ministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu.


Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet të hënën, më 27 korrik, duke filluar nga ora 10:00, në ambientet e objektit kryesor të MPB-së.


Në ceremoni do të marrin pjesëedhe znj. Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë, z. Rashit Qalaj, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, si dhe të ftuar tjerë nga institucione vendore e ndërkombëtare.


Ftojmë mediat të marrin pjesë në këtë aktivitet në ambient të hapur, duke respektuar masat mbrojtëse nga COVID-19, përfshirë maskat dhe distancën.

Të ngjashme