Ministri Aliu në Gjilan, memorandum me kryetarin Hyseni për disa projekte

Prishtinë | 24 Pri 2024 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni dhe ministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Liburn Aliun kanën nënshkruar memorandum bashkëfinancimi për disa projekte në Anamoravë.

I pari i Gjilanit, tregoi se projekti i parë është ndërtimi i projektit të integruar të Bulevardit të qytetit. “Investimet në qarkoren egzistuese. Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës Ranatoc – Kokaj, ndërtimi i Rrugës Nekibe Kelmendi”, janë disa projekte që dë të investohet.

Më tej kryetari Hyseni, tha se do të bëhet edhe ndërtimi i rrugës “Fidanishte 2”. Po ashtu edhe ndërtimi i rrugëve lidhëse në Livoq dhe Cernicë – Gjilan si dhe dhe ndërtimi i trotuarit në Bresalc.

“Vëmendje institucionale e investive. Parime të përbashkëta e punë për të mirën e qytetarëve”, tha Hyseni. Në takim ishte edhe Ali Arifi, drejtor për Urbamizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Gjilanit.

Të ngjashme