Ministri Aliu tregon se për sa ditë përfundon kyçja e Vitisë në autostradën “Arbër Xhaferi

Prishtinë | 17 Gus 2023 | 19:04 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se ka filluar puna për ndërtimin e kyçjes në Autostradën “Arbër Xhaferi”.

Aliu tha se përmes kësaj kyçje, do të zgjidhet një problematikë shumëvjeçare për banorët e Vitisë dhe atyre në rrethinë.

“Ju njoftojmë se punimet në projektin; “Ndërtimi i kyqjes në Autoudhën R-6 “Arbër Xhaferi” në Viti”, pritet të përfundojnë në afatin e përcaktuar sipas kontratës, për 175 ditë pune”, tha Aliu.

Tutje, ai bëri të ditur se momentalisht është duke u punuar në Aksin 4 apo dalja nga Kaçaniku dhe në aksin 5 kyçja e Vitisë në drejtim të Prishtinës.

Të ngjashme