Ministri Bajrami takohet me rektorët e universiteteve publike në Kosovë

Prishtinë | 28 Shk 2017 | 14:18 | Nga

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,  Arsim Bajrami ka zhvilluar një takim me rektorë të Universiteteve Publike të Kosovës, me të cilët ka diskutuar çështjen e disa programeve studimore të paakreditura në vitin akademik 2010/2011 dhe 2011/2012, të fushës së Edukimit.

Bajrami sëbashku  rektorët u pajtuan që kjo çështje ka nevojë të trajtohet urgjentisht, në mënyrë që studentëve e këtyre dy gjeneratave t’u evitohen pengesat e caktuara administrative.

Ministri Bajrami, gjithashtu tha se trajtimi i këtij problemi dhe zgjidhja adekuate do të arrihet në bashkëpunim dhe bashkërendim institucional, mes Universiteteve, Konferencës së Rektorëve, MASHT-it dhe AKA-së.

Në kuadër të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti i Edukimit ka zhvilluar programet lëndore, të cilat nuk kanë respektuar rekomandimet e AKA-së, si dhe programe të njëjta të organizuara në kuadër të Degës së Fakultetit të Edukimit, në Prizren.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme