Ministri Beqaj takoi përfaqësues të Odës Ekonomike Federale të Austrisë

Prishtinë | 12 Mar 2018 | 13:07 | Nga

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj ka takuar një delegacion austriak, ku ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i Odës Ekonomike Federale të Austrisë Peter Hasslacher.

Ministri Beqaj me delegacionin austriak ka bashkëbiseduar për mundësitë e bashkëpunimit të Kosovës me Austrinë në fushën e inovacionit, ndërmarrësisë, si dhe për qasjen e të rinjve në raport me zhvillimet globale ekonomike, duke përfshirë kreativitetin e të rinjve dhe kapacitetet e tyre për krijimin e vendeve të reja të punës.

Pas takimit, ministri Beqaj ka shprehur kënaqësinë e tij me idetë e përbashkëta dhe mundësitë që me vendet më të zhvilluara përmes hulumtimeve për produkte të reja të ndryshohet bota.

“Është kënaqësi kur sheh se ne ndajmë ide dhe mundësi të mrekullueshme me vendet më të zhvilluara, ku përmes shërbimeve, hulumtimeve për produkte të reja shumë shpejt do të mund ta ndryshojmë botën”, ka thënë ministri Beqaj pa takimit.

Takimi i ministrit Beqaj me delegacionin austriak dhe me Peter Hasslacher, përfaqësues i Odës Ekonomike Federale të Austrisë, është realizuar në kuadër të aktiviteteve të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë për realizimin e përkrahjes së miqve dhe donatorëve në fushën e inovacionit, por edhe në marrjen e praktikave evropiane në trajtimin institucional të këtij sektori të rëndësishëm të ekonomisë.​

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme