Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ai sot ka pritur në zyren e tij, ambasadorin e ri turk, Çagri Sakar.
Beqaj ka njoftuar se me Sakar kanë biseduar për rritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve në mes të komunitetit të inovacionit dhe teknologjisë informative.
Njoftimi i plotë:
Pata kënaqësinë të pres në takim Ambasadorin e ri Turk në Kosovë, SHT z. Çagri Sakar. Zhvillimet e mëdha në fushën e inovacionit dhe teknologjisë informative që po ndodhin në Turqi janë frymëzuese. Biseduam për rritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve në mes të komunitetit të inovacionit dhe teknologjisë informative. Digjitalizimi i ekonomisë dhe revolucioni industrial ka avancuar shumë në Turqi dhe miqtë tanë janë të gatshëm të ndajnë me neve përvojën, për zhvillim të përbashkët.