Ministri Bytyqi: Shkarkimi i bordit të AKA-së i ngutshëm, por i nevojshëm

Prishtinë | 07 Mar 2018 | 12:16 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi tha se largimi nga EQAR nuk është për fajin e shkarkimit të bordit të AKA-së. Ai ka vlerësuar se vendimi për shkarkimin e bordit të AKA-se ishte i ngutshëm, megjithatë i nevojshëm, raporton Ekonomia Online.

“Shpresojmë që në të ardhmen Kuvendi do të ketë seanca më të shpeshta për arsimin dhe arsimi të bëhet prioriteti i Kosovës. Pas marrjes së detyrës na është dashtë një periudhë për të skanuar brenda vet digasterit dhe vartësit të kësaj ministrie që të kemi një qasje më të drejtë të implementinit të programit tonë, gjetëm një ministri me probleme funksionale të grumbulluara me vite të tëra”, tha Bytyqi.

“Vendimi për shkarkimin e AKA-së, mbase tani nga kjo perspektivë mund të quhet veprim i ngutshëm, por gjatë debatit mund të shohim parregullsitë në të. Shqetësimi i madh do të ishte nëse do duhej ta gjenim një sistem të mirëfilltë dhe ta çrregullonim por çrregullimin e gjetëm aty”.

Ai ka thënë gjithashtu se duhet që të gjithë së bashku të punojmë për ta funksionaluzar Agjencinë e Akreditimit sepse ndryshe do të jetë shumë vonë.

Të ngjashme