Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim rektorët e universiteteve publike në vend, drejtuesit e Agjencisë së Kosovës për Akreditim dhe Këshillit Shtetëror të Cilësisë.
Sipas ministrit Bytyqi ata kanë diskutuar për fillimin e vitit të ri akademik 2019/2020 dhe për çështje tjera me interes për zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë.
Sot prita në takim rektorët e universiteteve publike në vend, drejtuesit e Agjencisë së Kosovës për Akreditim dhe Këshillit Shtetëror të Cilësisë, me të cilët diskutuam për arsimin e lartë në përgjithësi.
Gjithashtu, në këtë takim diskutuam lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri akademik 2019/2020 dhe për çështje tjera me interes për zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë.