Ministri Bytyqi u takua me kryeshefin e ASK-së dhe drejtorin e Departamentit të Statistikave Sociale

Prishtinë | 04 Pri 2018 | 19:28 | Nga

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka pritur sot në takim kryeshefin ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) Isa Krasniqin dhe drejtorin e Departamentit të Statistikave Sociale, Avni Kastratin.

Ministri Bytyqi ka biseduar me ta lidhur me raportimin dhe standardizimin e të dhënave statistikore në sektorin e arsimit.

“MAShT posedon të dhënat e duhura për të gjitha nivelet e arsimit, por ato vazhdojnë të pasurohen dhe plotësohen në vazhdimësi, sipas trendeve, përfshirë këtu edhe regjistrimin e nxënësve apo studentëve në vitin shkollor, përkatësisht akademik. Ne jemi në bashkëpunim edhe me Bankën Botërore që kjo çështje të bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu që të kemi databazën e nevojshme për hartimin e politikave arsimore në të ardhmen.

U dakorduam që brenda një kohe të shkurtër të hartohet edhe një Marrëveshje Bashkëpunimi ndërinstitucionale, ku do të saktësoheshin edhe obligimet dhe përgjegjësitë lidhur me raportimin e të dhënave statistikore për të gjitha nivelet e arsimit, sipas standardeve që kërkohen dhe aplikohen në vendet e Bashkimit Evropian”, ka shkruar ministri Bytyqi në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme