Ministri Çeku i dërgon telegram ngushëllimi familjes së aktorit që ndërroi jetë nga Coronavirusi

Prishtinë | 25 Mar 2021 | 21:19 | Nga Ekonomia Online

I tmerrshëm ishte lajmi që u dha sonte, ku u mësua se aktori i mirënjohur shqiptar, Luran Ahmeti ka ndërruar jetë.

Ahmeti, që ka luajtur në disa role të rëndësishme brenda e jashtë vendit, e madje edhe në serialet me renome, ndërroi jetë pasi humbi betejën me Covid-19.

Nuk ka shkuar shumë dhe ministri i posa emëruar i MKRS-së, Hajrulla Çeku, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit.

Më poshtë edhe njoftimi plotë.E nderuar familja Ahmeti,I tronditur dhe me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta e të dashurit tuaj, aktorit tonë të madh shqiptar, Luran Ahmeti.

Ikja e tij e hershme nga kjo botë është dhimbje e madhe dhe humbje e pazëvendësueshme për familjen, miqtë dhe kolegët e Luranit dhe lë një zbrazëti të madhe në artin dhe kulturën tonë shqiptare.Skenës artistike teatrale e kinematografike do t’i mungojë talenti dhe profesionalizmi i Luranit, i cili me dashurinë, përkushtimin dhe angazhimin e tij për lojën skenike, arriti të depërtojë edhe në skenën ndërkombëtare.

Lurani nuk e përfaqësoi vetëm veten e tij, por prezantoi edhe vlerat e artin shqiptar brenda hapësirave kombëtare dhe jashtë tyre.

I lehtë i qoftë dheu.

Pranoni ngushëllimet më të përzemërta e të sinqerta, ju e nderuar familje, miq, kolegë e ju dashamirë të Luranit.

Sinqerisht,Hajrulla ÇekuMinistër i Kulturës, Rinisë dhe SportitRepublika e Kosovës

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme