Me rastin e Festës Jubilare, 10 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, sot ministri i FSK-së, Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant, Rrahman Rama, kanë homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, në Prishtinë, transmeton Ekonomia Online.
Përmes një komunikate, ministra e FSK-së bën të ditur se Berisha dhe Rama kanë bërë homazhe edhe në Prekaz.
Sipas komunikatës, ministri Berisha ka thënë se homazhet i kanë bërë për të nderuar kontributin e secilit që ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
“Në kudër të manifestimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, shënimin e kësaj dite ne e filluam me homazhet në Prekaz, vazhduam këtu me homazhet te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova. Këto janë homazhe për të nderuar kontributin e madh të tyre, që secilin në mënyrën e vet e ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Berisha.