Xhudistja kosovare Loriana Kuka e ka siguruar medaljen e artë në garën Grand Prix e cila po zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Kësaj fitoreje iu është gëzuar edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.
Gashi në një postim në llogarinë e tij në Facebook, e ka quajtur xhudisten kosovare “Lori e artë”.
Postimi i plotë:
Lori e artë?
Loriana Kuka ka fituar medaljen e artë në Grand Prix të xhudos që po zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Urime??