Ministri i Ministrisë sëPunëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi, së bashku me deputetin e Kuvendit të Kosovës, z. Islam Pacolli, vizituan komunën e Kamenicës, ku u pritën nga kryetari i kësaj komune, z. Qëndron Kastrati.
Në këtë takim, ministri Gashi dhe kryetari Kastrati biseduan lidhur me situatën e përgjithshme të sigurisë në këtë komunë, duke e vlerësuar se situata e përgjithshme e sigurisë është e qetë.
Ministri Gashi tha se është duke trajtuar me prioritet shqetësimet e ngritura nga qytetarët e komunës së Kamenicëslidhur me vijën kufitare. Bazuar në urdhëresën e ish-komandantit të KFOR-it, Gjeneral-Major SalvatoreFarina,të datës 12 maj 2014, është ndaluar shfrytëzimi i rrugës “By-pass”, rrugë e vetme e cila i ka mundësuar Policisë së Kosovës të ketë qasje në tri nga fshatrat e kësaj zone. Në këtë mënyrë, kjo zonë aktualisht është plotësisht nën autoritetin e plotë të KFOR-it.
“Kam ardhur qëpër së afërmi të informohem për shqetësimet që kanë banorët e këtyre fshatrave dhe në të njëjtën kohë të shoh sfidat që ka komuna e Kamenicës, për të përmbushur obligimet në rrafshin e sigurisë në përgjithësi”, theksoi ministri Gashi.
Ndërsa kryetari i komunës së Kamenicës, z. Qëndron Kastrati, theksoi se ështëmirënjohës që ministri Gashi dhe deputeti Pacolli, kanë vendosur për ta vizituarkomunën e Kamenicës, për t’i dëgjuar hallet dhe shqetësimet e qytetarëve tëkësaj komune.
Kryetari i Kamenicës, z.Kastrati, theksoi se për këtë komunë është e nevojshme vendosja e kamerave dhe shtimi i veturave të Policisë së Kosovës.
Pas këtij takimi, ministri Gashi vizitoi edhe Zyrën Raportuese të Policisë së Kosovës, në Karaçevë të Poshtme ku u mirëprit nga drejtorja e Policisë së Kosovës në Gjilan, kolonel Elmina Mahmuti.
Në fund, ministri Gashi bashkëbisedoi edhe me banorët e kësaj zone, duke dëgjuar kërkesat qëata kishin dhe u zotua se këto kërkesado të adresohen me prioritet në formë institucionale.