Ministri gjerman: Kosova është në presion masiv nga Serbia

Prishtinë | 03 Tet 2023 | 08:04 | Nga Ekonomia Online

Ministri federal gjerman i Bujqësisë Cem Ozdemir, ka deklaruar se Kosova sërish është nën presion masiv nga Serbia.

Ai tha se Kosova është viktimë e një gjenocidi që erdhi po nga Serbia.

“Kosova është sërish nën presion masiv nga Serbia. Viktimë e një gjenocidi që erdhi po nga Serbia. Trupa të çuditshëm që vijnë nga veriu dhe natyrisht nuk kanë lidhje me Presidentin e Serbisë dhe Serbinë, ashtu si në Gadishullin e Krimesë, ku fillimisht ushtarët atje nuk kishin asnjë lidhje me zotin Putin. Pra, ne e njofim këtë model të destabilizimit”, ka shkruar ai.

Këto deklarata të tij vijnë në prag të vizitës së tij në vendin tonë.

Shkrimin e ministrit gjerman e ka shpërndarë edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani Faruk Ajeti.

Ajeti e ka falënderuar ministrin për reagimin e tij.

Të ngjashme