Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë Sigmar Gabriel, pas takimit me kryeministrit Isa Mustafa, ndër të tjera ka folur edhe për bllokimin e interkoneksionit nga ana e Serbisë, duke thënë se pikërisht për këto çështje është i domosdoshëm vazhdimi i dialogut, duke bërë thirrje që ky proces të vazhdojë edhe në të ardhmen, ngase sipas tij nuk ka zgjidhje tjetër, raporton Ekonomia Online.
“Unë e them për një arsye se në BE mund të jeni vetëm nëse i besoni njëri- tjetrit sepse kjo është baza e Bashkimit Evropian. Ne jemi të vetëdijshëm që në shtetin e juaj ka pasur dhunë dhe e dimë që besimi është i vështire dhe këtë aspak nuk e nënvlerësojmë. Ne si BE është e udhës që të ndihmojmë dhe përkrahim që të fitoni besim tek njëri-tjetri”, ka thënë Gabriel.