Ministri gjerman: Zbulimi i vaksinës anti Covid-19, është inkurajuese

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Të dhënat e fundit nga kompania Pfizer dhe partneri i saj BioNTech për zhvilluesin e vaksinën së tyre eksperimentale për COVID-19 është inkurajuese, tha ministri i shëndetësisë i Gjermanisë, transmeton Ekonomia Online.

“Nëse kjo rezulton e vërtetë … atëherë do të jetë një sinjal i mirë sepse tregon se kjo vaksinë bën një ndryshim”, tha Jens Spahn në një konferencë medie.

“Kjo është inkurajuese”, shtoi ai.

Vaksina e parë kundër koronavirusit mund t’i parandalojë mbi 90 për qind të njerëzve nga kontraktimi i virusit, tregon një analizë paraprake. Vaksina e tyre është testuar në 43,500 njerëz në gjashtë vende dhe thuhet se nuk ka shqetësime për sigurinë.

Të ngjashme