Ministri i Financave Bedri Hamza ka prezantuar para medieve lirimet nga tatimi doganor për mallrat (pajisjet e Teknologjisë Informative), lirimet nga tatimi doganor për pjesët rezervë për subjektet e regjistruara në ATK si subjekte prodhuese si dhe iniciativat e tjera ligjore për reforma në tatime.
Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se lirimi doganor i pajisjeve të teknologjisë informative është bërë me qëllim ta ndihmojë hapjen e bizneseve të reja, raporton Ekonomia Online.
“Pas vendimeve që kanë marrë në fund të vitit 2017 mbi bazën e të gjitha informatave që posedojmë, këto vendime kanë marrë efekt pozitiv sidomos në ndërmarrjet prodhuese. Sot Ministria e Financave ka sponzorizu vendime të reja të cilat i lirojnë nga tatimi i doganës pjeset rezervë që përdoren për linjat e prodhimit në Kosovë.
Përveç pjesëve rezervë, ne kemi liru edhe të gjitha pajisjet e IT-së për ndërmarrjet dhe qytetarët, në mënyrë që në këtë fushë të jemi sa më shumë të angazhuar. Janë vendime që i kemi diskutu me komunitetin e biznesit dhe do të japin efekte pozitive. Besoj që deri kah fundi i vitit do të arrijmë të kompletojmë infrastrukturën legale. Sot i kemi aprovu dy vendime dhe jam i sigurt që do të kontribuojnë në mënyrë pozitive në vend”, tha ai.
Ndërkaq votën kundër për mësimdhënësit e viteve të 90-ta, ai e arsyetoi duke thënë se ministria kërkon rend dhe respektim të ligjeve, raporton EO.
MF nuk është kundër adresimit të çështjeve të caktuara me ligj, mirëpo kërkojmë rregull, rend dhe respektim të ligjeve dhe procedurave në fuqi”, tha ai.