Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka reaguar pas shpalljes si i pafajshëm të zëvendëskryeministrit Fatmir Limajt.
Ai ka thënë se drejtësia u vu sot në vend. Sipas tij me këtë vendim sot përfundoi lufta e shtrigave ndaj Limajt.
Ministri Hasani ka thënë se proceset e montuara dhe aktakuzat banale nuk do të triumfojnë kurrë.
Ja postimi i plotë i ministrit Hasani:
Drejtësia erdhi në vend. Përfundoi lufta e shtrigave ndaj Fatmir Limajt. Sot, u dëshmua se aktakuzat banale, proceset e montuara kurrë nuk do të triumfojnë.
Fatmir Limaj sot u shpall i lirë dhe i pastër si loti. Akuzat ndaj Limajt kanë qenë akuza të orkestruara politikisht dhe kanë pasur vetëm një qëllim degradimin e figurës së Komandat Çelikut.
Komandat, na presin shumë punë për ta bërë këtë vend. Na priftë e mbara!