Vendimin e Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Ambientit për ndalimin e qarkullimit të veturave me qëllim të parandalimit të ndotjes së mëtejme të ajrit e ka respektuar edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajrami Hasani.
Ministri Hasani të mërkurën ka përdorur transportin urban për të shkuar në punë, duke iu bashkuar kështu të gjithë qytetarëve. Kështu duket të paktën nga disa fotografi të dërguara në redaksinë tonë nga një qytetar.
Ndryshe sot nga ora 6 e mëngjesit ka hyrë në fuqi vendimi për ndalimin e qarkullimi të të gjitha automjeteve brenda qytetit të Prishtinës, deri në ora 22:00, përveç automjeteve të transportit publik; Automjeteve emergjente; Automjeteve të Policisë së Kosovës.