Ministri Hasani takon kryetarin e Vlorës, iu bën thirrje qytetarëve të Shqipërisë ta vizitojnë Kosovën

Prishtinë | 01 Qer 2018 | 16:19 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, priti në takim kryetarin e Vlorës, Dritan Leli. Ata biseduan për turizmin e dy vendeve, raporton Ekonomia Online.

“U fokusuam sa i përket turizmit që mendojmë se të dy vendet kanë çka japin. Mendojmë që edhe Kosova ka shumë burime, ndoshta këta e kanë bregdetin por edhe ne kemi shumë zona turistike”.

Hasani propozoi që qytetarët e Shqipërisë ta vizitojnë më shumë Kosovën, raporton Ekonomia Online.

“Kërkesë e imja ishte që ndoshta më tepër të bëhet lëvizje mes qytetarëve të Shqipërisë që ta vizitojnë Kosovën, ishte edhe një ide që nxënësit ta vizitojnë Kosovën”.

Kryetar i Vlorës, Dritan Leli, u shpreh i kënaqur me idenë që nxënësit kosovarë të vizitojnë një herë në vit Shqipërinë. Ai tha se të njëjtën gjë do ta praktikojë edhe me nxënësit e Vlorës.

“Unë mbështes iniciativën e ministrit. Ngelet hapësirë të bëhet më mirë në qoftë se ne mund të shërbejmë me njërin-tjetrin, nuk do të mundemi të bëjmë biznes mes veti. Do të bëjë një organizim me birrat që bëhen në Kosovë në Bashkinë e Vlorës, sepse duke e njohur traditën e secilit mund të nëhet më mirë”.

“Ejani në Vlorë. Vlora është fytyra turistike e Shqipërisë. Vlora tanimë ka një pamje tërësisht të re me një infrastrukturë moderne”, shtoi kryetari Leli.

Të ngjashme