Ministri Hasani vizitë zyrtare në Shqipëri – Koordinohen për zbatimin e marrëveshjeve Kosovës-Shqipëri

Prishtinë | 08 Nën 2017 | 15:49 | Nga

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shqipëri ku është pritur nga presidenti shqiptar Ilir Meta, ministri i Bujqësisë së Shqipërisë Niko Peleshi dhe ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi.

Në këtë vizite Ministri Hasani në takimin me Ministrin e Bujqësisë së Shqipërisë Niko Peleshi kanë diskutuar për marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve. Të dy ministrat u zotuan se di të jetësohen këto lehtësime dhe se do të zbatohen marrëveshjet e arritura më herët pasi ka pasur ngecje në implementimin e tyre. Po ashtu në këtë takim ministrat u pajtuan për hartimin e memorandumeve tjera në favor të dy vendeve.

Gjatë kësaj vizite të ministrit Hasani, temë diskutimi ka qenë edhe koordinimi për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive e cila pritet të mbahet në fund të këtij muaji.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme