Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka udhëtuar sot për Bratislavë me ftesë të zëvendëskryeministrit, njëherësh ministër i Brendshëm i Sllovakisë, Robert Kalinak, për të marrë pjesë në konferencën e tretë ministrore të Procesit të Pragës.
Në këtë konferencë dyditore do të marrin pjesë 50 shtete, ku do të diskutohet për bashkëpunimin e mëtejmë të suksesshëm në fushën e migrimit, si nga aspekti politik po ashtu edhe nga aspekti profesional.
Në margjinën e konferencës ministri Hyseni pritet të zhvilloj takime bilaterale me ministra nga vendet të ndryshme të Evropës.