Ministri i Financave, Hekuran Murati, pas përplasjes me deputeten e LDK-së, Hykmete Bajramin, ka lëshuar mbledhjen pa nisur raportimin për të cilin ishte ftuar, raporton Ekonomia Online.
Ministri Murati para se të largohet i tha deputetës së LDK-së se ”nuk ja vlen të qëndroj këtu më tepër”, pasi ajo nuk e raportoi rendin e ditës në mbledhjen e Komisionit.
Pas tij, u larguan edhe deputetët e Vetëvendosjes, përveç Eman Rrahmanit që fillimisht qëndroi brenda, por që e kritikoi Bajramin për qasje të gabuar.
Por, më pas u largua nga mbledhja edhe Rrahmani pasi deputetja Bajrami i tha që ai “vjen nga një parti që fjala e lirë nuk respektohet”.
Derisa Rrahmani iu drejtua Bajramit duke i thënë që “deri në vitin 2013 ka qenë në LDK dhe nuk duhet të flitet aty për fjalën e lirë”.