Në Forumin Ndërkombëtarë të Sigurisë në Halifaks të Kanadasë po qëndron Ministri MFSK-së Rrustem Berisha me ftesë të nikoqirit Kanadez, ministrit të mbrojtjes së Kanadasë, Harjit Sajjan.
Forumi Ndërkombëtarë për Siguri në Halifaks mbahet për herë të nëntë dhe mbahet një herë në vit, me fokus të bashkoj liderë të shteteve dhe personalitetet më të larta nga shumë vende të botës. Ky Forum ka për synim bashkëpunimin strategjik midis shteteve demokratike në botë. Pjesëmarrësit që mblidhen në Halifaks për çdo nëntor, përfaqësojnë më shumë se 60 shtete dhe mblidhen më shumë se 300 pjesëmarrës.
Në Konferencën në Halifaks, ministri Berisha do të flasë për perspektivën aktuale të Kosovës në sfidat më të cilat përballet rajoni ynë në fushën e sigurisë. Forumi Ndërkombëtarë për Siguri në Halifaks është i njohur si një vend takimi vjetor, i cili krijon hapësirë që vendimmarrësit të gjejnë bashkërisht zgjidhje për rreziqe dhe kërcënime me të cilat përballet bota demokratike.
Gjatë qëndrimit në Halifaks, ministri Berisha është duke mbajtur takime bilaterale me homolog të vendeve mike dhe të NATO-së.
Ministri MFSK-së Rrustem Berisha në kuadër të takimeve bilaterale pati një takim ministrin e Mbrojtjes së Estonisë, Juri Luik.
Gjatë takimit të dy ministrat shkëmbyen pikëpamjet e përbashkëta për sfidat e rajonit dhe për vlerat Euro-Atlantike që ndajnë të dy vendet.
Ministri Berisha ka falënderuar ministrin Luik dhe shtetin Estonez për njohjen e Republikës së Kosovës dhe për kontributin e këtij shteti në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe rajon. Ministri Berisha ka theksuar nevojën për thellimin e bashkëpunimit në mes të MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Estonisë, si dhe shtyrjen para të Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe dy ministrive përkatëse.
Gjithashtu, Ministri Berisha, kërkoi që Estonia të jetë një zë përkrahës drejt synimeve strategjike të Republikës së Kosovës. Ministri Berisha në këtë takim kërkoi që oficerët dhe pjesëtarët e MFSK-së dhe FSK-së të kenë qasje në shkollim në Kolegjin Baltik të Mbrojtjes në Estoni.
Berisha e ftoi ministrin Luik për vizitë në Kosovë, për të parë nga afër progresin e Kosovës dhe FSK-së. Ministri Luik me kënaqësi e pranoi ftesën e ministrit Berisha.
Në Forumin e Halifaksit ministri Berisha shoqërohet nga Sinan Geci, Shef i Sektorit për Integrime Euro- Atlantike në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.