Ministri i Jashtëm grek të premten në Kosovë, takohet me ministren Haradinaj-Stublla

Prishtinë | 08 Tet 2020 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj-Stublla pret nesër në vizitë zyrtare homologun e saj grek, Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, me homologun e saj grek Dendias do te diskutojë për thellimin e bashkepunimit bilateral mes Republikës së Kosovës dhe Greqisë.

Kjo vizitë e ministrit grek është e rëndësisë së veçantë, meqë Greqia është ndër pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por është shtet që ka treguar konstruktivitet të lartë politik e praktik në mbështetje të Kosovës në rrugën Euro-Atlantike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme