Ministri i Jashtëm i Gjermanisë viziton sot Kosovën

Johann Wadephul am 26.09.22 in Berlin im Deutschen Bundestag. / Foto: Tobias Koch (www.tobiaskoch.net)
Prishtinë | 18 Nën 2025 | 07:56 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Jihann Wadephul, do të vizitojë sot Kosovën në kuadër të vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor.

“Dëshirojmë t’ju njoftojmë se Ministri ynë i Jashtëm, Johann Wadephul, do të vizitojë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor javën e ardhshme”, ka njoftuar ambasada gjermane në Kosovë.

Udhëtimi i tij ka filluar në Bosnjë dhe Hercegovinë të dielën dhe ka vazhduar përmes Malit të Zi, Shqipërisë, Serbisë dhe në Kosovë sot pasdite, përpara se të përfundojë në Maqedoninë e Veriut të mërkurën.

Në njoftim thuhet se ai do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në deytrë, Albin Kurtin.

“Ky udhëtim është pjesë e mbështetjes së Gjermanisë për rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, ndaj së cilës ne mbetemi të përkushtuar”.

Të ngjashme