Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha ka kujtuar policin e vrarë, Izet Demaj përmes llogarisë së tij në Facebook ku ka treguar se si e kishte njohur Demajn në kohën e luftës i cili ishte pjesë e UÇK-së.
“Jam i shokuar nga lajmi për rënien në krye të detyrës së policit Izet Demaj. Izetin, e njoha në luftën për lirinë e Kosovës, ishte luftëtar i Brigadës 138 “Agim Ramadani” të UÇK-së. Nga lufta doli fitimtar dhe sot dha jetën në mbrojtje të qytetarëve, të rendit e ligjit të shtetit për të cilin luftoi! Me dhembje të thellë u shprehi ngushëllimet e mia familjes Demaj, bashkëluftëtarëve, kolegëve të tij në Policinë e Kosovës dhe gjithë miqve. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Berisha.