Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha priti sot në takim një delegacion të Shoqatës “Miqtë e Amerikës” të udhëhequr nga kryetari i saj, z. Agim Rexhepi.
Ministri Berisha falënderoi mysafirët për vizitën, si dhe vlerësoi jashtëzakonisht lart punën e kësaj shoqate.
Ndërsa, kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës” pasi e uroi ministrin par transformimin e FSK- se, në shenjë respekti i dhuroi statujën në miniaturë të ish -presidentit Bill Klinton.
Ministri Berisha duke u shprehur mirënjohës për dhuratën dhe e përgëzoi kryetarin e shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, dhe gjithë anëtarësinë e kësaj shoqate për punën e tyre në shenjë mirënjohje për burrështetasin e madh të Amerikës, pa të cilin sot nuk do të ishim këtu ku jemi.