Ministri i Mjedisit Liburn Aliu priti në takim ambasadorin gjerman Joern Rohde

Prishtinë | 01 Pri 2021 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, priti në takim ambasadorin e Gjermanisë Joern Rohde, zëvendës ambasadorin Jan-Axel Voss si dhe udhëheqësen e departamentit për bashkëpunim zhvillimor Franziska Baumann.

Në këtë rast, ambasadori Joern Rohde ka përgëzuar ministrin Aliu për detyrën e tij të re duke shprehur vullnetin për të zhvilluar, thelluar edhe mëtutje partneritetin me institucionet e Republikës së Kosovës, respektivisht me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Komunikata e plotë:

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës z. Liburn Aliu, priti në takim ambasadorin e Gjermanisë z. JoernRohde, zëvendës ambasadorinz.Jan-AxelVoss si dhe udhëheqësen e departamentit për bashkëpunim zhvillimor znj. FranziskaBaumann.
Në këtë rast, ambasadori z. JoernRohde e përgëzoi ministrin Aliu për detyrën e tij të re si dhe shprehi vullnetin për të zhvilluar, thelluar edhe mëtutje partneritetin me institucionet e Republikës së Kosovës, respektivisht me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Ministri Aliu falënderoi ambasadorin z.Rohde, përkatësisht Ambasadën Gjermane për rolin dhe kontributin e tyre në fushën e mjedisit, planifikimit si dhe infrastrukturës.
Në këtë takim u diskutua gjendja aktuale e përgjithshme e mjedisit, rishikimi i disa projekteve me rëndësi të veçantë që duhen të implementohen përgjatë viteve në vijim. Çështjet tjera që u diskutuan ishin rëndësia e zbatimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, korporimi i strategjive dhe menaxhimi i vazhdueshëm i problematikave në lidhje me mbrojtjen e mjedisit.
Duke i uruar suksese ministrit Aliu, ambasadori Rohde shprehi mbështetjen dhe përkushtimin e plot për bashkëpunim në mes Ambasadës Gjermane dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme