Pasi tha se ndoshta dialogu Kosovë – Serbi nuk do të vazhdojë derisa Albin Kurti të jetë në krye të Ekzekutivit në Prishtinë, ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq tha se nga Brukseli nuk mund të shihet asgjë efektive, teksa përmendi disa plane për “krijimin e Shqipërisë së Madhe”.
Selakoviq u ankua se ndërkombëtarët sipas tij nuk po i bëjnë mjaftueshëm presion Kosovës.
“Efektivisht, nuk mund të shihni asgjë, ashtu siç nuk mund të shihni presione të qarta në thelb kur bëhet fjalë për përmbushjen e obligimeve të Prishtinës që dalin nga dialogu”, tha ai.