Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha është kundër vendimit të Avokatit të Popullit pasi e dërgoi në Kushtetuese Ligjin për Paga, raporton Ekonomia Online.
Ai para mjekëve premtoi se nuk do të ndalet deri në realizimin e asaj çka ka premtuar.
Ismaili tha se kanë punuar shumë për të arritur këtë kërkesë të kamotshme.
Mjekëve iu tha se është e drejtë e tyre që t’i marrin ato paga.
“Ka sistem që duhet të përmirësohet, individ, por është e arritshme. Po besoj që do të arrihet shpejt. Kam reaguar ndaj deklaratës se Avokatit të Popullit sepse ne kemi punuar shumë për të arritur një kërkesë të kamotshme”.
“Mos u dëshpëroni, ne s’do të ndalemi që të arrijmë atë që e kemi votuar e premtuar. Ka filluar një lloj demoralizimi te ju, çfarë do lloj procedure që do të bëhet të jeni të vetëdijshëm sepse nuk do të ndalemi për atë që keni punuar, kemi kaluar procedurat”.
“Është e drejtë e juaja që ato rroga t’i merrni. E di që duke iu ndihmuar juve i kemi ndihmuar të gjithë pacientëve”, ka thënë Ismaili duke shpresuar që viti 2020 t’i pret mjekët me sukses më të madh”, tha Ismaili.