Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka uruar qytetarët e Kosovës pas prezantimit të raportit vlerësues për heqjen e vizave ndaj kosovarëve. Ismaili ka thënë se qytetarët e Kosovës brenda pak muajve do të lëvizin pa viza në Europë. “Ky është lajmi më i mirë për qytetarët tanë në dekadën e parë si shtet. Komisioni Evropian […]
Ministri Ismaili: Urime të gjithëve

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka uruar qytetarët e Kosovës pas prezantimit të raportit vlerësues për heqjen e vizave ndaj kosovarëve.
Ismaili ka thënë se qytetarët e Kosovës brenda pak muajve do të lëvizin pa viza në Europë.
“Ky është lajmi më i mirë për qytetarët tanë në dekadën e parë si shtet. Komisioni Evropian ka publikuar një raport pozitiv për Kosovën, si hap i parë drejt liberalizimit të vizave”, ka shkruar Ismaili.
Ai ka thënë se ky është një lajm jo vetëm i mirë dhe i drejtë, por edhe i merituar sepse Kosova ka bërë punë të madhe për arritjen e këtij qëllimi.
“Urime të gjithëve! #PaViza”.











