Ministri Ismajli: Kosova, e para në rajon nis hulumtimin STEPS

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 15:20 | Nga

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, përmes një postimi në Facebook, thotë se në Kosovë do të nisë hulumtimi “STEPS”, që ka të bëjë me mbrojtjen e qytetarëve prej faktorëve të sëmundjeve të rrezikshme. Sipas tij, Kosova bëhet shteti i parë në rajon ku fillon zbatimi i këtij projekti në bashkëpunim me OBSh-në.

Në vazhdim postimi i plotë i ministrit Ismajli:

Kosova bëhet shteti i parë në rajon, që në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSh), do të nisë hulumtimin “STEPS”. Ky është një projekt i veçantë dhe shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e qytetarëve prej faktorëve të sëmundjeve të rrezikshme.

Përmes këtij projekti, Kosova ka zënë hapin evropian të përparimit në ruajtjen e shëndetit. Për më tepër, ne tani do të kemi mundësi që përmes kësaj metode të standardizuar për mbledhjen, analizimin dhe shpërndarjen e të dhënave, të orientojmë politikat tona mbrojtëse në drejtime në të cilat kanoset rreziku i qytetarëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme