Ministri i Jashtëm Pacolli vlerëson lartë rolin e Çekisë për Kosovën

Prishtinë | 22 Maj 2018 | 12:30 | Nga

Zëvendëskryeministri i  dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim një delegacion nga Republika e Çekisë, të kryesuar nga Zëvendësministri i ri dhe Drejtor i Departamentit të Evropës Jugore dhe Juglindore të MPJ-së çeke, ambasadorin Martin Kosatka.

Në takim është diskutuar për bashkëpunimin dhe forcimin e raporteve të mëtejme ndërmjet dy vendeve.

Me këtë rast, delegacioni çek ka rikonfirmuar përkrahjen e Republikës së Çekisë për perspektivën dhe integrimin e Ballkanit në Bashkimin Evropian.

Ndërkohë, ministri Pacolli i ka vlerësuar lartë raportet ndërmjet dy shteteve, si dhe ka falënderuar shtetin çek për përkrahjen, sidomos si anëtare e grupit të shteteve të Vishegradit, për përfshirjen e barabartë të Kosovës në punimet e ministerialit të vendeve të Procesit të Vishegradit që u mbajt në Greqi.

Në këtë takim, delegacioni çek ka njoftuar po ashtu se së shpejti, Republika e Çekisë do të emërojë të ngarkuarin me punë në Ambasadën e këtij shteti në Kosovë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme