Ministri i Punëve të Jashtme iRepublikës së Kosovës, Glauk Konjufca, të mërkurën ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Prishtinë, z. Nicola Orlando.
Gjatë bisedës mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, ministri Konjufca përseriti se qytetarët e Republikës së Kosovës më 6 tetor 2019 votuan për ndryshimin dhe se qeveria e re është krijuar për të ofruar këtë ndryshim.
Duke folur për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Konjufca vuri në dukje nevojën për të bërë evaluimin e tërësishëm të dialgut të deritanishëm në menyrë që të ndërtohet një konsensus i gjithmbarshëm politik dhe institucional brenda Kosovës.
Në këtë takim, miqësor, u bisedua edhe përt hellimin e raporteve bilaterale dhe nënshkrimin sa mëshpejtë të marrëveshjeve të rëndesishme në segmentin e bashkepunimit të sigurisë dhe të tjera marrëveshjeve me interes për qytetarët e të dyja vendeve.