Ministri Krasniqi priti në takim ambasadoren e Kroacisë, Danijela Barishiq

Prishtinë | 24 Qer 2020 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq, ku diskutuan për marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Kroacisë, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

                                               
Ministri Krasniqi e falënderoi ambasadoren Barishiq për ndihmën e shtetit kroat që ka dhënë për Kosovën dhe e informoi atë për prioritetet e Qeverisë, gjegjësisht Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Ministri po ashtu e njoftoi ambasadorin për Ligjin për Investime Strategjike, që krijon një sërë lehtësirash për investitorët e huaj dhe ata vendorë, i cili eliminon shumë procedura dhe njëkohësisht shkurton kohën deri tek investimi.

Çështje që u diskutua ishte edhe rritja e shkëmbimeve tregtare në mes Kosovës dhe Kroacisë, si dhe angazhimi i vazhdueshëm i koordinimit institucional për t’i lidhur bizneset në mes vete.

Të ngjashme