Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Asociacioneve të Bizneseve, me të cilët ka diskutuar rreth planit të mbështetjes për bizneset nga pasojat e pandemisë Covid-19.
Ministri theksoi se do të jetë shumë i gatshëm të bashkëpunojë me bizneset, për t’iu ndihmuar në kapërcimin e kësaj krize.
Krasniqi theksoi se prioritet i tij do të jetë mbështetja ndaj prodhuesve vendor në veçanti, duke iu mundësuar qasje sa më të lehtë në fonde, dhe njëkohësisht lehtësimi i të bërit biznes përmes veprimeve konkrete.
Ministri vlerësoi se ndihma ndaj bizneseve është e domosdoshme, për shkak se sipas tij, ekonomia e Kosovës mbahet gjallë nga taksat dhe prodhimi i këtyre bizneseve.
Ndërsa përfaqësuesit e Asociacioneve të Bizneseve theksuan nevojën e ndihmës së shtetit, gjegjësisht Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
Ata i prezantuan ministrit sfidat që kanë kaluar dhe vështirësitë që i ka shkaktuar në funksionimin e tyre pandemia Covid-19. Ministri u shpreh i gatshëm që të krijojnë një kontakt të vazhdueshëm deri në normalizimin e situatës dhe rrjedhimisht stabilizimit të ekonomisë