Ekonomia Online
FUNDIT

Ministri Kuçi priti përfaqësuesit e Millennium Foundation Kosovo

Ministri Kuçi priti përfaqësuesit e Millennium Foundation Kosovo

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka pritur sot shefin ekzekutiv të Millennium Foundation Kosovo, Petrit Selimin, drejtoreshën e kësaj organizate për Kosovë, Sarah Olmstead, dhe kryeshefin ekzekutiv të Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë, Arsim Kuliqi. Gjatë takimit, ministri Blerim Kuçi i falënderoi përfaqësuesit e MCC-së për zhbllokimin e mjeteve për Kosovë. Po ashtu, […]

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka pritur sot shefin ekzekutiv të Millennium Foundation Kosovo, Petrit Selimin, drejtoreshën e kësaj organizate për Kosovë, Sarah Olmstead, dhe kryeshefin ekzekutiv të Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë, Arsim Kuliqi.

Gjatë takimit, ministri Blerim Kuçi i falënderoi përfaqësuesit e MCC-së për zhbllokimin e mjeteve për Kosovë.

Po ashtu, Kuçi theksoi se MCC-ja dhe Qeveria e Kosovës do të vazhdojnë të kenë një bashkëpunim të mirëfilltë jo vetëm rreth programeve të MCC-së, të cilat janë në kuadër të MEA-së, por edhe në përmbushjen e objektivave gjithëpërfshirëse të këtij bashkëpunimi.

Të ngjashme